Grubi: Universiteti “Nënë Tereza” vatër e dijes që projekton të ardhmen e shëndoshë të vendit tonë

Gjenerata e pestë e studentëve të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në ceremoninë e sotme të apsolventiadës në Sheshin Skenderbeu hodhën kapelat dhe përfunduan ciklin e ligjëratave në gjithsej pesë fakultete të universitetit të vetëm publik në gjuhën shqipe në kryeqytet.

Marketing

I pranishëm në këtë ceremoni solemne ishte edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme të dëshmosh mbi suksesin e tashmë gjeneratës së pestë të studentëve të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, të cilët në ceremoninë e diplomimit në Sheshin Skenderbeu kurorëzuan me sukses përkushtimin e tyre katërvjeçar në rrugën e dijes! Përgëzova stafin akademik të Universitetit “Nënë Tereza” për punën e palodhur në drejtim të përgatitjes profesionale të kuadrove cilësor dhe kontributin që si vatër e dijes e japin në projektimin e të ardhmes së shëndoshë të vendit tonë. Studentëve ju dëshiroj shumë suksese në sfidat e rradhës dhe vazhdimësi hapërimi drejt përparimit!” ka shkruar Grubi në faqen e tij zyrtare në facebook.

blob:https://www.facebook.com/fb6ab132-3694-4fd0-baec-37eedaf52cc9

Marketing