Grubi uron Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për fitoren

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në facebook ka uruar VETËVENDOSJEN dhe drejtuesin e saj Albin Kurtin për fitoren ne zgjedhjet e parakohshme në Kosovë dhe me këtë rast u ka dëshiruar fillimisht shëndet e pastaj dhe suksese në drejtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Marketing

“Procesi shembullor zgjedhor në Republikën e Kosovës, i organizuar sipas të gjitha standardeve evropiane e bënë dhe më të fuqishme demokracinë, institucionet dhe shtetin e Kosovës.

Uroj Vetëvendosjen dhe drejtuesin e saj Albin Kurtin për fitoren ne zgjedhjet e parakohshme në Kosovë dhe ju dëshiroj shëndet e suksese në drejtimin e institucioneve të vendit.

Qytetaret e Kosovës demonstruan pjekuri të lartë demokratike dhe janë fituesit më të mëdhenj të zgjedhjeve te sotme.

Shpresoj që qeveria e re të zgjidhet sa më shpejt në Kuvend në mënyrë që të vijojmë punën e përbashkët nëpërmjet mbajtjes së mbledhjes së dy qeverive tona për të larguar kufirin midis nesh, për të bërë qendër të përbashkët turistike në Kodrën e Diellit dhe Brezovicë, për ta bërë rrugën Tetovë-Prizren, gazifikimin e Kosovës dhe shume projekte tjera në të mirën e përbashkët” thuhet në urimin e Grubit.

Marketing