Grubi: Vendimet në qeveri merren me konsensus

Të gjitha vendimet që dalin nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të merren me konsensus dhe që të gjitha vendimet do të jenë kolektive. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi në një intervistë për revistën në gjuhën maqedonase FOKUS.

Marketing

Sipas Grubit konsensusi është parim i ekzistencës së qëndrueshme për shoqëritë ndëretnike dhe multi-kulturore.“Qeveria i përket Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë dhe jo politikanëve. Në Ilindenska nr. 2 nuk ka ministra të BDI-së dhe ministra të LSDM-së, të gjithë janë ministra të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe të të gjithë qytetarëve. Nuk është e vërtetë që do të ketë nënshkrime të lidhura mes meje dhe z.Zaev, por ajo që është kryesore është që të gjitha vendimet në qeveri merren në bazë të konsensusit dhe që të gjitha vendimet do të jenë kolektive. Konsensusi është parimi i ekzistencës së qëndrueshme dhe afatgjate e shoqërive ndëretnike dhe multikulturore”, deklaroi Grubi.

Marketing