Grubi vizitoi kompaninë Bako Nuts: Fondet e programit IPARD2, ndihmë për bizneset vendore

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi, sot bashkë me
zëvendësdrejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe
Zhvillim Rural z.Abdulselam Selami kanë vizituar kompaninë Bako Nuts me
seli në Shkup.

Marketing

Zëvendëskryeministri i parë me këtë rast tha se kompania që sot e
vizitova është një shembull i vërtetë se si duhet të shfrytëzohen fondet
siç është programi IPARD 2 dhe si me të njëjtat mjete të kthehen në
investimi.

Grubi gjithashtu ka thënë se Republika e Maqedonisë së Veriut është
lider në rajon në shfrytëzimin e fondeve përmes programit IPARD 2 dhe që
kompanitë tona tashmë janë në rrugë të mirë për të afruar sektorin e
brendshëm bujqësor me atë evropian.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe
Zhvillim Rural z.Abdulselam Selami dhe pronari i kompanisë Bako, z.Omer
Fejzullai i thanë zëvendëskryeministrit të parë Grubi se përmes
realizimit të investimeve nga programi IPARD 2 kompanive vendase u jepet
mundësia për modernizimin e kapaciteteve dhe kompanitë që me këtë rast
pajisen me makineri moderne me automatizëm ulin edhe koston e prodhimit
dhe kështu bëhen më konkurruese në tregun e brendshëm dhe atë të huaj.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi gjithashtu ka thënë se me
realizimin e investimeve të reja dhe me rritjen e prodhimit vendor,
kompanitë ndihmojnë në rritjen e bruto produktit të brendshëm si dhe në
rritjen ekonomike të shtetit, rritje kjo e mirëpritur në këtë periudhë
të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Marketing