Grubi: VMRO-ja duhet të vendosë tabelë dygjuhësore para selisë

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi rekomandoi VMRO-DPMNE-në që të fillojnë me zbatimin e Ligjit të gjuhëve, i cili sot u publikua në Gazetën Zyrtare. Ai tha se emri i partisë së VMRO-DPMNE-së duhet gjithashtu të shkruhet në gjuhën shqipe para selisë së partis.

Marketing

Gjatë konferencë për shtyp në Kuvend, Grubi tha se Ligji për gjuhët nga sot hyn në fuqi dhe se institucionet duhet menjëherë të fillojnë me zbatimin e dispozitatve ligjore. Për dallim nga vendimet e tjera ligjore, ligji i ri parashikon krijimin e një Inspektorati që do të kontrollojë zbatimin e Ligjit.

“Të gjitha institucionet në vend duhet të respektojnë Ligjin. Presidenti i paligjshëm që është në largim ka vetëm edhe dy muaj në zyrën e tij. Sa për sqarim, ai ka për detyrim ligjor të nënshkruaj vetëm shpalljen e Ligjit, ndërsa vetë Ligji e nënshkruan kryetari i Kuvendit. Shpallja e Ligjit së bashku me Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë është plotësisht në përputhje me ligjet. Ne mendojmë se Ivanovi dhe VMRO-DPMNE-ja duhet të ngrihen dhe të jenë të parët që do të shkruajn para selisë së tyre VMRO-DPMNE dhe në gjuhën shqipe”, tha Grubi.

Marketing