Grubi:Austria është një përkrahëse e fuqishme e politikave pro evropiane të Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Austrisë z.z.Georg Woutsas.

Marketing

Austria është një përkrahëse e fuqishme e politikave pro evropiane të Maqedonisë së Veriut u shpreh Artan Grubi.

Bashkë me ambasadorin Woutsas, konkluduam se ecja përpara e vendit, veçanërisht në rrugën drejt Bashkimit Evropian, kërkon sjellje shumë të përgjegjshme nga të gjithë ne, me qëllim që sa më shpejtë të nisin bisedimet për anëtarësim deklaroi Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi.

Marketing