Grubi:I plotësuam të gjitha obligimet për datë në mars

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi , kishte takim me znj. Janina Hrebiçkova, e dërguar e posaçme për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë.
Grubi theksoi se shumica parlamentare në korniza të këtij mandati i cili përfundoi dje, ka arritur ti plotësoj të gjitha kriteret politike, po edhe të miratojë ligje reformuese në sferën e jurisprudencës me theks të posaçëm në Ligjin për prokurorinë publike.

Marketing

Në këtë kontekst kërkoi pa pronlongim BE të jep datë për fillimin e negociatave në mars të këtij viti në Samitin në Zagreb.

Znj. Hrebiçkova e konfirmoi mbështetjen e grupit të Vishegradit për aspiratat tona evropiane, anëtarë e së cilit është edhe Çekia.

Grubi theksoi që pret mbështetja të vazhdojë edhe më tutje posaçërisht gjatë kohës së kryesimit të Kroacisë me BE-në.