Gruevski arsyetohet për 27 prillin, por harron se si i bënte thirrje popullit! (VIDEO)

Ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski përmes një postimi në fejsbuk gjatë orëve të fundit ka komentuar aktakuzat e ngritura për organizatorët e 27 prillit, ku në listën e të akuzuarëve gjendet edhe ai,

Marketing

Ndaj tij nuk do të fillojë procesi gjyqësor për shkak se gjendet në arrati. “Është gënjeshtër informacioni se i kam bërë thirrje qytetarëve që të mos rrijnë në shtëpi, por të dalin dhe dhunshëm të hyjnë në Kuvend. Deklaratën për të cilën mendohet është dhënë dy muaj para ngjarjeve të 27 prillit në Sitel dhe ishte si përgjigje ndaj pyetjes se si e vlerësojë Platformën e Tiranës, që rrënonte unitaritetin e shtetit..”, ka shkruar Gruevski.

Megjithatë disa portale maqedonase kanë publikuar fjalimin e Gruevskit të dhënë më 26 shkurt 2017, ku Gruevski bënte thirrje që qytetarët të dalin dhe të mbrojnë shtetin, duke mos ndjenjur në shtëpi, sepse ashtu nuk mbrohen interesat shtetërore dhe kombëtare.

Marketing