Ish-Kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-bashkëpunëtorët e tij, të akuzuar për rastet e PSP-së, do të kenë mundësinë të pushojnë nga seancat gjyqësore për një muaj, për shkak të pushimit të gjykatësve i cili zgjatë nga 15 korriku deri më 15 gusht. Gjatë kësaj periudhe, gjykimet mbahen vetëm për rastet e paraburgimit.

Sipas orarit të PSP-së, më 16 dhe 17 korrik, do të zhvillohet gjyqi për rastin “Trust”, në të cilin akuzohet biznesmeni Sead Koçan.

Megjithatë, ish-zyrtarët nuk do të mund të shkojnë me pushime në det, pasi u janë marr pasaportat si masë parandaluese.

Artikulli paraprakTiranë, arrestohet për korrupsion oficeri i policisë rrugore
Artikulli tjetërNdërron jetë regjisori i famshëm shqiptar i Hollivudit