Gjykata më herët vendosi që Jankulloska të gjykohet ndaras nga të akuzuarit tjerë në këtë lëndë, pasi kishte shtatzëni të rrezikuar dhe ishte në pushim të lindjes.

Për rastin “Tanku” e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” me burg u dënua ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-ndihmës ministri në MPB Gjoko Popovski.

Në Gjykatën Penale gjithashtu sot është planifikuar të mbahet seancë edhe për lëndën “TNT” për rrënimin e objektit afarist të Fijat Canoskit.

Mesin e të akuzuarve është edhe Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale për shkak të urrejtjes politike.