Gruevski është takuar me sekretarin shtetëror të MPJ-së hungareze, mirëpo banesa ka qenë e disa shtetasve kinez

Është normale të takohemi me Gruevskin, janë përgjigjur nga MPJ e Hungarisë, në pyetjen e portalit 444.hu, pasi ish-kryeministri azilant është parë duke hyrë në njërën nga banesat afër redaksisë së portalit, ku ishte takuar me Ishtvan Jo, sekretar shtetëror në ministrinë e jashtme hungareze.

Marketing

Të premten gazetari i portalit hungarez 444.hu i kishte parashtruar disa pyetje ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, mirëpo i njërjti ka refuzuar të përgjigjet.

Nga aty Ministria e Punëve të jashtme hungareze është përgjigjur duke thënë se është normale të takohen me Gruevskin, pasi paraprakisht kishin mohuar një gjë të tillë. Duke e mohuar një takim të mundshëm mes Gruevskit dhe zyrtarëve të MPJ-së hungareze. Fillimisht nga portali hungarez 444.hu u raportua se Gruevski ishte takuar me Zv/Ministrin e punëve të jashtme hungareze, mirëpo rezultoi që kishte qenë në takim me Sekretarin shtetëror hungarez.

Banesa në të cilën ishte zhvilluar takimi mes Jo dhe Gruevskit, sipas të dhënave të kadastrës është në pronësi të dy shtetasve kinez. Portali 444.hu ka publikuar se banesa zakonisht është dhënë me qera përmes kompanisë “RBNB”. Nga redaksioni dyshojnë se banesa është në pronësi të shërbimeve sekrete hungareze dhe përdoret për takime sekrete.

Marketing