Gruevski mbetet vetëm kryetar nderi i VMRO-DPMNE-së, mund të shfrytëzoj apanazh

Sot kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka konstatuar dorëheqjen e Nikolla Gruevskit. Pas kësaj politikani i cili në 14 vitet e fundit ishte në pozicionet më të larta në vend, si ministër për tregti, ministër i financave në kohën e kryeministrit Lubço Georgievski dhe më pas 10 vite kryeministër, prej sot mbetet vetëm kryetar nderi i VMRO-DPMNE-së.

Marketing

Mirëpo, ai do të shfrytëzojë të drejtën e apanazhit- kanë konfirmuar burime Brenda Kuvendit.

Sipas rregullores së Kuvendit, deputeti I cili ushtron këtë funksion më shumë se 24 muaj, ka të drejtë të kërkojë apanazh për një vit.

Kërkesa e apanazhit, ish-deputeti mundet ta dorëzojë në afat kohor prej 30 ditësh.

Në këtë rast, Gruevski do të mund të gëzojë të drejtën e pagës në vlerë prej rreth 60.000 mijë denarëve gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Gruevski e ka lëshuar shtetin për më shumë se gjashtë muaj për të evituar vuajtjen e burgut prej dy vitesh për rastin e PSP-së “Tanku”. Kundër tij po zhvillohen edhe disa lëndë gjyqësore të cilat I ka hapur PSP-ja.

Gruevski është arratisur në Hungari, ku ka fituar azil nga miku I tij kryeministri hungarez Viktor Orban.

Marketing