Gruevski: Mos hapni varrin e tjetrit, sepse do të bini vetë në të

Ish-kryeministri i dënuar, azilanti Nikolla Gruevski sot përmes profilit të tij në rrjetin sociale Facebook ka dërguar urim me rastin e festës së Ngjitjes së Shën Mërisë.

Marketing

“Sot është një ditë gëzimi. Një nga festat më të mëdha të krishterimit në Republikën e Maqedonisë, që nga viti 2007 edhe festë shtetërore. Kjo ditë le të sjellë shëndet dhe lumturi për të gjithë. Le të na kujtojë dashurinë dhe respektin ndaj prindërve. Le të na ndihmojnë që të jemi njerëz më të mirë. Bëni mirë, që t’ju kthehet e mira. Dhe, siç kanë thënë populli ynë, mos hapni varrin e tjetrit, sepse do të bini vetë në të”, shkruan mes tjerash Gruevski.

Marketing