Gruevski mungon sot në Komisionin për çështje kushtetuese

Nikolla Gruevski deri tash nuk është paraqitur as në Komisionin për Çështje Kushtetuese, ku sot debatohet për propozim Amendamentin 35 në kuadër të ndryshimeve kushtetuese.

Deri sot në mëngjes ai nuk është paraqitur as në burgun e Shutkës, ku duhet të vuajë dënimin me burg.

Më herët Gruevski ka kërkuar që të anulohet dënimi me burg, ndërsa shkak për këtë jozyrtarisht ka përmendur obligimet parlamentare në seancat për ndryshimet kushtetuese.

evn