Edhe nëse vuan dënimin me burg, ish kryeministri Nikolla Gruevski ka shumë gjasa që ta ruaj deri në fund mandatin e deputetit. Kjo për shkak se në Kuvend nuk ekziston një shumicë prej dy të tretave të deputetëve që do të votonin pro marrjes së mandatit. Hapi i parë në tentim të sjelljes së një vendimi të tillë do të bëhet nesër në komisionin për çështje të rregullores dhe imunitetit ku do të debatohet në bazë të dënimit të shqiptuar ndaj Gruevskit me dy vjet burg për mercedesin luksoz në lëndën “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike.

Anëtarët e Grupit të pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE-së të premten u prononcuan se nuk do të votojnë për marrjen e mandatit të ish-liderit të VMRO-DPMNE-së. Ndërkaq, sot edhe kryetari i komisionit parlamentar për çështje të imunitetit, Pavle Bogoevski, nuk mundi të precizojë nëse kanë siguruar shumicën e nevojshme për t’i hequr mandatin e deputetit ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

PAVLE BOGOEVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR MANDATE
“Mendoj se nuk është e drejtë që para kohe të spekuloj si do të jenë rrezultatet e votimit. Ajo që pres është që nesër të kemi debatë konstruktive, në një atmosferë të qetë ku si komision do ta kryejmë punën tonë gjeqësisht do të vërtetojmë nëse do të propozojmë konkluzë ndaj Kuvendit në të cilën do të theksojmë nëse ka elemente për të marë mandatin ose nuk ka elemente”
Bogoevski ka hedhur përfundimisht edhe mundësinë e dytë për t’i marrë mandatin Gruevskit duke shfrytëzuar mungesën prej të paktën 6 muajve në punën e Kuvendit. Kjo dispozitë sqaroi ai zbatohet vetëm në mungesa pa arsye, ndërsa vuajtja e dënimit është mungesë e arsyeshme.

PAVLE BOGOEVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR MANDATE
“Domethënë, një nga kushtet për të marë mandatin është mungesa 6 mujore pa arsye në punë. Vuajtja e dënimit me burg është arsye për mungesë në punë”

Gruevski më së voni deri më 8 nëntor duhet të paraqitet për ta vuajtur dënimin me burg prej dy viteve për rastin “Tank” përkatësisht furnizimin e mercedesit luksoz. Nga Gjykata Penale të premten komunikuan se gjykatësi për kryerjen e sanksioneve e ka refuzuar lutjen e Gruevskit për anulimin e dënimit me burg prej dy vjetëve për blerjen mercedesit luksoz në lëndën e “Tank” të PSP. Në këtë proces me gjashtë vite burg është e dënuar edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska.

/SHENJA/