Për të mos u zbuluar plani i tij për arratisje, ish kryeministri Nikolla Gruevski kishte pyetur truprojet e tij se cili burg ka kushte më të mira madje i kishte porositur ata për ti blerë gardërobë për burg, shkruan DW, duke u thirrur në burimet e tyre.

Truprojet e Nikolla Gruevskit ishin njerëzit e fundit që kontaktuan me ish-kryeministrin e arratisur. Ata për herë të fundit e kanë shoqëruar Gruevskin me datën 8 nëntor rreth orës 23:00 gjatë rrugës për në shtëpinë e tij. A kanë qenë ata pjesë e planit për arratisje? Një ndër kolegët e truprojeve në mënyrë anonime ka deklaruar për DW se aspak nuk bewson në skenar të tillë.

Ata sigurisht nuk kanë qenë të përfshirë. Truprojet ishin të bindur se Gruevski do të vuante dënimin me burg në bazë të shumë rrethanave. Gruevski kishte pyetur nëse ata kanë informacion se në cilin burg në Maqedoni ka kushtet më të mira për të kryer dënimin, kurse truprojet ishin përgjigjur se burgu i Shtipit ka kushte më të mira.

Qëllimisht i kishte urdhëruar ata për ti blerë tuta të reja, këpucë, pizhame dhe disa gjëra të tjera që do të ishin të nevojshme në burg, dhe kështu ka forcuar përshtypjen se është duke u përgatitur për të kryer dënimin e tij me burg dhe për asgjë tjetër”- thotë një koleg i truprojeve të Gruevskit.

Nuk besoj se një fotografi e tillë mund të jetë fryt i një skenari të përbashkët mes tyre dhe Gruevskit, sepse është e qartë se në rast e arratisje, truprojat e tij do të jenë të parët që do të hetohen.

evn