Gruevski për një ditë tërheq 230 mijë euro nga llogaritë e tij bankare

Më të kuptuar se do të shkojë në burg, Nikolla Gruevski, i dënuar me dy vite heqje lirie në rastin “Tank”, menjëherë i ka tërhequr të gjitha paratë nga xhirollogaritë bankate, shkruan gazeta KOHA.

Marketing

Rreth 230 mijë euro i dënuari Gruevski ka arritur t’i nxjerrë nga 35 xhirollogari bankare. Lajmin se Gruevski nuk ka asnjë denarë në llogaritë e tij, aq më pak ndonjë pronë në emër të tij, ditë më parë e konfirmoi edhe Prokuroria Speciale Publike. Megjithatë, në fletën e fundit anketuese të cilën Nikolla Gruevski e ka publikuar në muajin shkurt të vitit 2017, kishte theksuar se disponon 230 mijë euro para të kursyera, prej të cilëve 180 mijë i ka mbledhur gjatë kohës sa ka qëndruar në poston e kryeministrin (2006-2016).

Dhe, duke pasur parasysh se tani ka zero denarë në 35 llogaritë bankare, del që Gruevski pa asnjë problem ka arritur të tërheq paratë. Megjithatë, pyetja që kërkon përgjigje është se si ka arritur të zbrazë llogaritë bankare pa pasur njohuri ose pengesë nga Drejtoria për të Hyra Publika.

Përveç dënimit prej dy vitesh burg ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, edhe pas arratisjes së tij për në Hungari, në Maqedoni zhvillohen disa procese të rënda gjyqësore, të cilët e akuzojnë atë për vepra të ndryshme penale.

Marketing