Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, u paraqit me një reagim për hetimin më të ri të PSP-së “Banka Postare”, për të cilën thotë se nuk ka qenë i informuar se po zhvillohet para hetim, por as që ka qenë i pyetur për diçka. Ai në hetim përmendët në kuadër të ministrit të financave në qeverinë e Ljupço Georgievskit.

“Sot përsëri, edhe pse unë nuk jam futur në hetimin e PSP-së me përmendin se 17 vjet më parë kam marrë pjesë në diçka që në atë kohë, as si ministër kam pasur kompetenca për të marrë pjesë, as shumica e njerëzve në atë kohë unë personalisht nuk i kam njohur, dhe nuk e di se çka ka pasur ndonjë gjë të paligjshme, por as të marrë pjesë në ndonjë mënyrë. PSP apo ndonjë person tjetër deri më tani nuk më ka informuar se është duke u zhvilluar një procedurë paraprake hetimore, as nuk më kanë pyetur ndonjë gjë për këtë temë. Natyrisht, në qoftë se në këtë kohë të persekutimeve politike emri im nuk përmendet, PSP nuk e ndjen atë gjë tërheqëse që po bëjnë”, shkruan Gruevski në reagimin e tij, në rrjetin social Facebook.

PSP edhe pse e përmend Gruevskin si një ndër organizatorët e grupit keqpërdorues, nuk do të ndiqet penalisht për këtë ngjarje, sepse siç thonë lënda është vjetruar.

Artikulli paraprakQeveria shqyrton rebalancimin e buxhetit
Artikulli tjetërSulmuesi i Selës në gjendje të rëndë pas sulmit nga tre persona (VIDEO)