Kërkesa për shtyrjen e burgimit të Nikolla Gruevskit u hodh poshtë. Gjykata Penale tha se gjykatësi për zbatimin e sanksioneve nuk e pranoi ankesën e mbrojtjes.

Vendimin, Gjykata Shkupi 1 e ka dërguar tek avokatët ndërsa ish-kryeministri ka të drejtën e një ankese të re deri te Këshilli Penal brenda tre ditëve.

Gruevski duhet të paraqitet në burgun e Shutkës më 8 nëntor, pasi u dënua me dy vjet burg për prokurimin e Mercedes-it të blinduar.

Në kërkesën për shtyrjen e dënimit të ish-kryeministrit, jozyrtarisht, janë listuar dy arsye, detyrat e tij në Kuvend si deputet dhe shkrimi i një libri.