Gruevski: Zaev po të mund do më mbytë në një pikë uji, e jo të më ndihmojë të ikja

Portali në gjuhën maqedonase ‘InfoMaks’ ka publikuar bisedë me një nga personat të cilët e kanë vizituar në Budapest të Hungarisë, ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili pas arratisjes atje ka fituar edhe statusin e azilantit.

Marketing

Personi për të cilin portali në fjalë pretendon se ka vizituar Gruevskin në Budapest i ka përcjell qëndrimet e ish-kryeministrit për arratisjen e tij, situatën në VMRO-DPMNE, relacionet me kryeministrin Zoran Zaev, si dhe proceset gjyqësore që po zhvillohen ndaj tij. Gruevski si azilant-politik në Hungari, po qëndron pasi që u arratis nga vendi për të mos vuajtuar dënimin me brug prej dy vitesh.

Ai nuk ka dashur të zbulon se në ç’mënyrë e ka lëshuar Maqedoninë. Ka thënë vetëm se janë të pavërteta informacionet se Hungaria apo cildo vend tjetër apo shërbim sekret i ka ndihmuar që të largohet nga Maqedonia. Ka thënë se në mënyrë shumë të lehtë dhe praktike e ka lëshuar vendin dhe se shumë ka pasur kujdes që mos të përfshijë asnjë të afërt të tij në arratisje.

Për shpekulimet se pikërisht kryeministri Zaev i ka ndihmuar që të arratiset ai vetëm se ka komentuar: “Zaev të mundeshte do të më mbyteshte në një pikë uji, e jo më të më ndihmonte të largohesha nga vendi”.

Portali shkruan se gruevskii në Budapest është i vendosur te disa miq të tij dhe se aty është si mysafirë i tyre. Ai vetëm në dy tre ditët e para ka qenë i vendosur në hotel, pas çka me propozim të miqëve është vendosur te ata. Ai nuk din saktë se sa kohë do të jetë i vendosur të miqtë e tij, por se është duke shikuar oferta apartmanesh për tu rivendosur.

Marketing