Grumbulloi 312 milionë shikime, Don Xhoni ka një kërkesë për TikTok

12:08 | 16 Prill 2021

Foto: Instagram

Marketing

Don Xhoni tashmë ka arritur famë të madhe në TikTok.

Ai është një ndër reperët më me zë të momentit, i cili ka arritur sukses të madh brenda një kohe të shkurtër, shkruan lajmi.net.

Don Xhoni ka qenë mjaft aktiv më projekte të reja muzikore,  teksa këto të fundit janë bërë edhe virale në rrjete sociale.

I tillë është edhe një ‘freestyle’ që ka realizuar së fundmi, i cili vazhdimisht po qarkullon në rrjetet më të popullarizuara e më së shumti në TikTok.

Së fundmi reperi ka publikuar një foto ku shihet numri i klikimeve të marra nga përdoruesit e këtij aplikacioni.

Ai gjithashtu erdhi me një kërkesë për TikTok, duke i kërkuar me humor edhe pjesën e tij të parave./Lajmi.net/

Marketing