Grupi Dramatik Bekim Fehmiu para publikut shkupjan sjellë dramën ” Besa “të Sami Frashërit

Grupi Dramatik Bekim Fehmiu nga Shkupi, sonte para artë dashësve në Shkup do ta shfaqin dramën ” Besa “të Sami Frashërit.

Drama do të shfaqet në ora 20 në sallën “Frosina” që gjendet afër Radio Televisionit të Maqedonis, ndërsa hyrja është falas .

Në dramën me regji të Mejdi Alidemit luajnë aktorët Ismail Rushiti , Abdulah F Ismaili , Abdulaziz Jashari , Emrush Kurtishi , Meksime Rushiti, Fuad Qaili ,Rabije Dardhishta , Adisa Ibrahimi, Xhavid Qerimi , Mejreme Sinani.

Aktorët e këtij grupi dramatik u bëjnë apel të gjithë shkupjanëve të vijnë e të shikojnë këtë dramë me përmbajtje shumë domethënëse.