Grupi TNT ka publikuar këngën e re.

Grupi i njohur “TNT” është rikthyer me këngë të re, titulli i të cilës është “Pse të ndjej”.

Ky grup këngës së re ia bashkëngjitën edhe videoklipin, me disa skena të xhiruara në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Për tekstin e këngës u kujdes Nurteel, muzikën e bëri Nexhat Macula, ndërsa për xhirim u kujdesën Damir Hallaqi, Genc Macula dhe Shpetim Muharremi.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor nga TNT me titull “Pse të ndjej”.