Grushta mes një shtetasi të Shqipërisë dhe një shkupjani në bulevardin “Srbija” në Shkup

Ministria e Brendshme ka regjistruar një incident gjatë orëve të fundit në Shkup. Sipas njoftimit në orët e hershme të mëngjesit të ditës së djeshme ka ndodhur një incident me përleshje fizike në një pompë benzene në bulevardin “Srbija” në Shkup.

Marketing

Sipas policisë, në këtë incident janë përfshirë A.D, 42 vjeç nga Shqipëria dhe S.P, 30 vjeç nga Shkupi. Nuk jepen detaje për incidentin, por siç shihet incidenti ka ndodhur në kohën kur po vazhdonin festimet e “Komitëve” pas fitores së Ligës së Kampionëve nga klubi i hendbollit “Vardar”

Marketing