Grushti informativ i shekullit: 120 shtete pre e spiunazhit amerikan dhe gjerman deri në vitin 2000

Qeveritë e mbi 120 shteteve nëpër botë raportohet se kanë rënë prej e spiunazhit amerikan dhe atij gjerman për dekada me radhë pas Luftës së Ftohtë deri vitet 2000. Hetimet po fokusohen te një kompani zvicerane e cila atëkohë prodhonte aparatet e komprometuara.

Marketing

Zvicra ka nisur të hetojë raportimet se CIA dhe shërbimi informativ gjerman për dekada me radhë kanë spiunuar mbi 120 qeveri nëpër botë.

Në lajmin e zbuluar nga televizioni gjerman “Ce-De-Ef” dhe e përditshmja “Uashington Post” pretendohet se Agjencia Amerikane e Zbulimit gjatë Luftës së Dytë Botërore bashkëpunoi me kompaninë zvicerane “Kripto AG” për të ndërtuar aparate për komunikimet sekrete ushtarake dhe qeveritare.

“Ky operacion mund të cilësohet si grushti informativ i shekullit. Qeveritë e huaja i paguanin para SHBA-së dhe Gjermanisë Perëndimore që komunikimet e tyre më të fshehta të mund t’i përgjonin dy a më shumë shtete të huaja,” shkruhet në një raport të CIA-s.

Prej viteve 1970, në kurthin e operacionit gjermano-amerikan të emërtuar “Rubikon” kishin rënë disa nga regjimet kundërshtare, si Irani, juntat ushtarake të Amerikës Latine, rivalët bërthamorë, si India dhe Pakistani, madje edhe Vatikani e Jugosllavia.

Rusia dhe Kina ishin ndër të paktat vende që i kishin refuzuar aparatet pasi mund të ishin komprometuar.

Makinat portative ishin shpikur fillimisht nga një shtetas rus në Amerikë, që u shpërngul më pas në Zvicër për ta avancuar më tej teknologjinë.

Kompania “Kripto” që tani ka selinë në Suedi informoi se nuk ka bashkëpunuar asnjëherë me CIA-n apo shërbimin informativ gjerman, dhe se raportimet e fundit ishin tepër shqetësuese.

Marketing