Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dëshiron që të mbajë sulmuesin anësor Leroy Sane. Guardiola po ashtu ka treguar se Sane nuk ka bërë ndonjë kërkesë për largim.

Bayern Muencheni është duke insistuar për shërbimet e 23-vjeçarit, transmeton Koha Ditore.

“Unë i jam përgjigjur shumë pyetjeve për të ardhmen e Sanes. Është e pamundur për mua të bind një lojtar të qëndrojë në rast se lojtari dëshiron të largohet. Por, lojtari nuk më ka thënë ndonjë gjë. Nëse ai dëshiron të largohet, atëherë do të flasim. Ai nuk ma ka thënë këtë. Ne duam që ai të qëndrojë, ne kemi tentuar të zgjasim kontratën edhe për një vit. Ishim mjaft afër dhe tash është pak më ndryshe, por ky është realiteti dhe nuk mund të them asgjë më tepër”, ka thënë Guardiola në konferencën për media.

Ai ka folur para ndeshjes për Superkupën e Anglisë, që City e luan të dielën ndaj Liverpoolit.