Guardiola konfirmon largimin e Agueros

16:44 | 21 Maj 2021

Marketing

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka konfirmuar largimin e sulmuesit, Kun Aguero.

Aguero sipas të gjitha raportimeve do të transferohet tek Barcelona, ku ka pranuar një ulje page për të qenë bashkë me Lionel Messin në sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Guardiola duke folur në një intevistë, ka konfirmuar se Aguero do të luajë neshjen e fundit të dielën.

“E diela do të jetë ndeshja e tij e fundit, jam i sigurt që tifozët do ti japin një mirënjohje për ato çfarë ka bërë deri tani, titujt, golat, paraqitjet e mrekullueshme të tij”, tha Guardiola.

“Ai është si një luan në xhungël, ai e vret kundërshtarin. Ai mund të luajë deri në moshën 40 vjeçare dhe të shënojë gola”, përfundoi Pep Guardiola./Lajmi.net/

Marketing