Guardiola: Liverpool e meritoi titullin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar se skuadrës së tij i ka munguar pasioni për të ndjekur titullin e tretë radhazi në Premierligë, pasi Liverpool u konfirmua kampion të enjten mbrëma.

Marketing

Një humbje 2:1 e Manchester Cityt nga Chelsea në ‘Stamford Bridge’, konfirmoi kampion klubin nga ‘Anfield Road’, diçka për të cilën po priste që 30 vite.

Guardiola ka shtuar se shtytja e treguar nga ‘The Reds’ për sukses këtë sezon, nuk është parë edhe te skuadra e tij.

“Ne fituam tetë tituj radhazi gjë e cila kurrë nuk ka ndodhur më parë në këtë vend”, ka deklaruar Guardiola.

“Mund të ndodhë që të humbasë një të tillë. Ne humbën Vincent Kompany te Anderlecht dhe kishim të dëmtuar Aymeric Laporte”.

“Pasi fituam këta tituj, ndoshta ne nuk kishim më të njëjtin pasion si Liverpool”

“Pas dy sezonesh hendeku ishte i madh. Ne nuk ishim të qëndrueshëm si në sezonet e mëparshëm. Liverpool fitoi Ligën e Kampionëve dhe iu dha besim. Ata luanin çdo ndeshje sikur të ishte ndeshja e tyre fundit”.

Marketing