Guardiola me plotë lëvdata për yllin e skuadrës: Një nga transferimet më të mira

Menaxheri i Manchester Cityt ka lavdëruar IIlkay Gundogan si një nga nënshkrimet më të mira të Cityt pasi ai bëri përshtypje në fitoren 2-0 të Ligës së Kampionëve ndaj Dinamos Zagreb.

Marketing

28-vjeçari ishte lojtari i parë që Guardiola nënshkroi kur arriti në ‘Etihad’ në vitin 2016 dhe pasi humbi pjesën më të madhe të sezonit të tij të parë për shkak dëmtimit, është bërë një interpretues i vazhdueshëm për City.

Megjithëse mesfushori shpesh operon në hijet e Kevin De Bruyne dhe Sergio Aguero, Gundogan u veçua me lëvdata pasi udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores.

“Ju nuk mund ta besoni se sa i mirë është ai”, tha Guardiola pas ndeshjes.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai mund të luajë në pozicione të ndryshme, me etikën e tij të punës. Më mungoi shumë gjatë vitit tonë të parë këtu, kur pas disa muajsh një dëmtim e përjashtoi atë për më shumë se gjashtë muaj”.

“Ai është i jashtëzakonshëm. Ai është një nga nënshkrimet më të mira në historinë e këtij klubi”, përfundoi spanjolli.

Marketing