Guardiola për Liverpoolin: Rivali më i vështirë në karrierën time

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka deklaruar se Liverpool i Jurgen Kloppit, është rivali më i vështirë që ka hasur ndonjëherë për garën për titull.

Marketing

Manchester City dhe Liverpool po dhurojnë një garë emocionuese për kreun e tabelës në Premierligë, kur dy xhiro para fundit kanë arritur të kalojnë numrin e 90 pikëve.

Guardiola, që ka fituar tituj në La Liga me Barcelonën dhe Bundesligë me Bayern Munich, beson se Liverpool është sfiduesi më i vështirë që ka pasur në karrierë.

“Në ligë, po, është më e vështira sigurisht”, është përgjigjur Guardiola në pyetjen nëse Liverpool është sfiduesi më i vështirë që ka pasur në karrierë.

“Çdo ligë që fitoni është e mirë dhe e vështirë, e sidomos kjo këtu”./Lajmi.net/