Gundogan shpallet lojtari i muajit në Premierligë

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, është shpallur lojtari i muajit janar në Premierligë.

Marketing

Ilkay Gundogan është shpallur lojtari më i mirë i muajit janar në Premierligë.

Gundogan është duke kaluar në një formë jetësore, ai ka mrekulluar me paraqitjet e tij në mesfushën e “Citizens”. Gundogan mposhti lojtarët John Stones, Jack Grealish dhe anëtarin e Leicester Cityt, James Maddison, për tu shpallur lojtari më i mirë i muajit.

Ai u shpreh tejet i kënaqur me çmimin e fituar.

“Ndihem i nderuar që kam fituar këtë çmim. Faleminderit për të gjithë ata që votuan për mua, falënderoj shokët e skuadrës, sepse pa ta nuk do të mund ta bëja”, tha Ilkay Gundogan.

Aktualisht, City qëndron në vendin e parë me 50 pikë, pesë me shumë se Manchester United, dhe ka një ndeshje për të zhvilluar. City do të përballet me Tottenham Hotspur, në kuadër të xhiros së 24-të të Premireligës.

Kujtojmë që ndeshjen e parë në Tottenham Hotspur Stadium, City e humbi me rezultatin 2-0.

Marketing