Gurët në tëmth, pse shkaktohen?

Formimi i gurëve në tëmth shkaktohet zakonisht nga një tepricë e madhe e kolesterolit në lëngun e tëmthit. Kur njeriu, p.sh., gjatë natës nuk ushqehet, lëngu (vreri) qëndron në qetësi në tëmth. Atëherë kolesteroli kristalizohet dhe pastaj formon gurë të ngjashëm me gurët e vegjël.

Marketing

Obeziteti dhe diabeti ose mungesa e veprimtarisë sportive, e shtojnë këtë mundësi. Nga pikëpamja anatomike, fshikëza e tëmthit është një organ me gjatësi prej rreth 10 cm i gjatë dhe përmban rreth 50 ml vrer në një ngjyrë jeshile. Nga jashtë ajo mbulohet nga një membranë e hollë, e vendosur poshtë mëlçisë dhe që quhet peritoneu.

Përgjithësisht njihen 3 lloje gurësh: kolesterinikë (që përbëhen nga kolesteroli); pigmentare (që përbëhen nga polimeret e bilirubinës) dhe gurët e përzierë, që janë ata të zakonshmit. Sigurisht, shkak është se me e kalimin e moshës, rritet përqindja e kolesterolit në gjak. Jeta bëhet me sedentare, pra më me pak lëvizje.

Kur duhet operuar

Shumica e gurëve të tëmthit, shpesh të një dimensioni të vogël, nuk japin asnjë shenjë apo simptomë. Pra, është e panevojshme t’i heqësh. Por kur ata sjellin dhimbje, duhet menduar për t’i hequr. Në fakt, këto dhimbje shpesh pasohen me komplikacione të rënda.

Gurët bllokojnë tëmthin ose kanalet që e çojnë në zorrë, duke sjellë kështu një kolike hepatike (dhimbje e fortë e mëlçisë, kur guri bllokon daljen e tëmthit, zakonisht pas një ushqimi tepër të yndyrshëm), një kolecistit të fortë (si pasojë e infeksionit të pareteve të fshikëzës së tëmthit), angiokolit (me ethe gjer në 39°-40° që mund të çojë dhe në septicemi, infeksion i përgjithshëm në gjak), apo një pankreatit (inflamacion të pankreasit).

Trajtimi

Trajtimi me ilaçe u rekomandohet pacientëve në fazën kur akoma nuk mendohet për operacion, veçanërisht tek të moshuarit. Por megjithatë gjysma e pacientëve të trajtuar kështu kanë pasur përsëritje të gurëve, madje dhe komplikime. Për këtë arsye, në shumicën e rasteve kirurgjia është mjeti më i mirë për t’u shëruar.

Por ka raste që në disa pacientë përdoren dhe rrezet laser. Kjo ka të bëjë me heqjen e gjithë fshikëzës së tëmthit dhe jo vetëm të gurëve. Një kirurg bën 4 prerje për të lejuar kalimin e mikroinstrumenteve. Ndërhyrja fillon me një fryrje të barkut me gaz, që të ngrihet pareti i barkut, në mënyrë që instrumentet brenda të punojnë pa vështirësi. Pas operacionit gazi thithet dhe hiqet nga barku. Me laparoskopi apo me hapje klasike, anestezia është gjithnjë e përgjithshme.

Vreri dhe yndyrat në zorrë

Një javë pas operacionit, pacienti fillon një veprimtari normale. Një regjim ushqimor është i nevojshëm në këto raste. Në gjysmën e rasteve, operacioni pasohet me një lloj diarreje. Përsëritja e krijimit të gurëve mund të ndodhë në 1 në 100 e rasteve. V

reri është një lëng që fabrikohet nga mëlçia. Përmes tij eliminohen substancat toksike si kolesteroli, etj. Vreri luan rol të rëndësishëm në tretjen e yndyrave në zorrë. Fshikëza e tëmthit është një qeskë e vogël në rrugën që përshkon vreri midis mëlçisë dhe zorrës. Ajo depoziton vrerin gjatë kohës së qetësisë dhe e çliron atë gjatë ngrënies.

Çfarë e shton rrezikun e gurëve në tëmth

Është shumë e drejtë të dihet qëndrimi në lidhje me disa lloje ushqimesh, pasi nga përdorimi i tyre mund të provokohet një krizë. Kështu duhen mënjanuar vezët, mishi i derrit dhe ai i qengjit, pastërmanë, mishi i shpendëve, kafeja, agrumet, alkooli dhe frutat e thata si kikirikët, bajamet, arrat.

Rekomandohen ushqimet organike si zarzavate të freskëta, sidomos lëngu i tyre dhe veçanërisht, kastraveci dhe rrepa e kuqe. Shumë me rëndësi do të ishte edhe konsumimi i sasive të mëdha të lëngjeve, qoftë dhe thjesht ujë, por që duhet të jenë 2-3 litra në ditë.

Ushqime të tjera të nevojshme janë hudhra dhe vaji i hudhrës, arra e kokosit, lëngu i rrushit, mollët, kajsitë, manat, manaferrat, boronica, kumbulla, dardha, pjepri.

Ekzaminimi dhe trajtimi i gurëve në tëmth

Gurët e tëmthit zbulohen me ekzaminime të tilla si ultrasonografia dhe skaneri.

Mjekimet për shkrirjen e gurëve nuk janë shumë të efektshme, por ato mund të jenë të nevojshme për persona që nuk mund të përballojnë ndërhyrjen kirurgjikale.

Për të parandaluar formimin e gurëve në tëmth është e rëndësishme të ruhet një peshë trupore normale, të zbatohet një regjim ushqimor i balancuar dhe të bëhen rregullisht ushtrime fizike. Gjithashtu, është e nevojshme të tregohet kujdes, që të mos humbni apo të shtoni shpejt në peshë.

Shumica e gurëve nuk shkaktojnë probleme, vetëm 1-2 % e tyre janë të aftë për të zhvilluar sëmundje. Megjithatë gurët e tëmthit mund të bëhen shkak i një gjendjeje të tillë që njihet si pankreasit.

Gurët në tëmth nuk janë të trashëgueshëm

Për të gjithë specialistët e shëndetësisë, gurët në tëmth janë një problem jo shumë i rëndë. Sipas tyre, kjo sëmundje nuk rrezikon jetën e njerëzve dhe mbi të gjitha nuk është e trashëgueshme.

Kujdes duhet të tregohet në mënyrë të veçantë me përdorimin e ushqimeve, që kanë sa më pak kripë, përdorimi i sa më shumë litrave ujë si dhe evitimi i gjërave të skuqura, transmeton Telegrafi.

Për të sëmurët që vuajnë nga gurët në tëmth, mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave në ditë çaj rigoni. Mjekët këshillojnë që një gotë të pihet herët në mëngjes, kur nuk keni ngrënë ende mëngjes, pasi jep efekte të jashtëzakonshme në shkrirjen e gurëve. Gjithashtu rigoni është mjaft i mirë edhe për parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Simptomat e shfaqjes së gurëve në tëmth

Tëmthi jep dhimbje zakonisht në hipokondrinë e djathtë, poshtë brinjëve. Ndonjëherë, sipas specialistëve kur irritohet pjesa e diafragmës që ka kontakt me tëmthin, dhimbja ndihet edhe në shpatullën e djathtë.

Dhimbja e pankreasit dhe dhimbja e tëmthit mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën, zakonisht nga ngecja e ndonjë guri. Guri në tëmth mund të japë dhimbje (ose mund të shfaqë mbindjesi) në segmentin midis brinjës së VII dhe IX që nga stërnumi deri në shtyllën kurrizore.

Inflamacioni i tëmthit rrezatohet në shpatullën e djathtë dhe membrana mbështjellëse e tëmthit inerviohet nga nervi diafragmatik ose frenik i djathtë duke bërë që dhimbja të përqendrohet në shpatullën e djathtë dhe sidomos në anën e djathtë të diafragmës.

 

Marketing