“Gurt e Buajve” aty ku Ridvan Qazimi la amanetin e fundit (FOTO)

Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” i cili i kushtohet 18 vjetorit të rënies heroike të Ridvan Qazimit, sot qytetarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucional dhe politik dhe familjarë marshuan drejt “Gurt e Buajve” vendit ku është vrarë Ridvan Qazimi “Komandant Lleshi”.

Në shenjë nderimi aty ku Ridnavni la amanetin e fundit u vendosën kurora lulesh dhe u përkujtua jeta dhe verpra heroike e Komandant Lleshit. Për jetën dhe veprën e Komandant Lleshit, elaboroi kryetari i bashkësisë lokale Mustaf Alishani, si dhe kryetari OVL-UCPMB-së Bejtulla Bejtullahu.

Pas ceremonisë të vendosjes së kurorave të pranishmit i përshëndeti edhe djali i Komandant Lleshit i cili i falënderoji për pjesmarrjen dhe nderimin që po i bëhet prindit të tij.

Pas ceremonisë te “Gurt e Buajve” aktivitetet e manifestimit tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” kanë vazhduar në vizitën Muzeut kushtuar jetës dhe veprës së Ridvan Qazimit, dhe më pas ndeshja futbollistike në mes të KF Tërrnocit dhe KF “Bashkimi” nga Kumanova.
Manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” vazhdonë edhe ditën e shtunë, me fillim prej orës 13:30 homazhet te Lapidari i Ridvan Qazimit dhe Besim Faikut dhe vendosja e kurorave me lule, ndërsa Akademia përkujtimore mbahet me fillim prej orës 14:00 në sallën e madhe të Shtëpis së Kulturës në Bujanoc.