Guteresh përshëndet hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh e ka përshëndetur hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, me të cilën hyn në fuqi edhe emri i ri i shtetit. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm njoftoi se kanë pranuar njoftimin zyrtar për hyrjen ën fuqi të marrëveshjes”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, përshëndet dy vendet dhe kryeministrat Cipras e Zaev për vendosmërinë që të krijojnë një vizion që sheh nga e ardhmja në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe për pajtim në rajonin e Ballkanit dhe më tej”. Ai falënderon të dërguarin e posaçëm Matju Nimic, “për angazhimin dhe dedikimin e palëkundshëm në ndërmjetësimin e bisedimeve”. Sekretari i Përgjithshëm i bëri thirrje vendeve anëtare, organizatave rajonale dhe gjithë partnerëve ndërkombëtarë “që të mbështesin këtë hap historik që palët kanë hedhur”.

Marketing
Marketing