Guvernatorja e re e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM), Anita Angelovska -Bezhoska sot sipas gjitha procedurave të parapara me ligj mori detyrën e saj si guverantore e Maqedonisë, shhkruan Zurnal.mk.

Madje ajo është edhe gruaja e parë që nga pvarësimi i Maqedonisë që vjen në krye të këtij institucioni të rëndësishëm monetar.

Por menjëherë pas marrjes së detyrës stafi i saj ka bërë një SKANDAL dhe një gjesët shumë të ulët, në njoftimin zyrtar që është bërë në ueb faqen e Bankës Populore të Maqedonisë. Ne njoftimin ku përshkruhet e gjithë procedura e marrjes së detyrës, p-ërmenden të gjitha institucionet shtetërore dhe drejtuesit e saj me emër e mbimër, por në rastin e ku njoftohet se guvernatorja e re ka dhënë deklaratë solemne para kryeparlamentarit të Republikës së Maqedonisë, nuk përmendet emri i kryeparlamentarit po vetëm institucioni kryeparlamentar, shhkruan Zurnal.mk.

“Parlamenti i Republikës së Maqedonisë, në senacën e 46, me 81 vota “pro” dhe asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur ka votuar për propozimin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, prof.Dr. Gjorge Ivanov, që ajo ta ushtrojë këtë funksion. Gjatë ditës së sotme, Dr.Angelovska Bezhoska ka dhënë deklaratë solemne para kryetarit të Parlamentit, ….”, shkruan midis tjerash në njoftimin e BPRM-së, transmeton Zhurnal.mk.

Athua vallë pse mungon emri i kryeparlamentarit Xhaferi? Pse është shqiptarë? Kjo qasje e guverantorës së re nuk le shumë për të dëshiruar. Edhe njëherë kapriçot dhe egot politike dhe nacionaliste dolën mbi ato profesionale. Edhe njëherë u dëshmua se Maqedonisë i duhet edhe shumë kohë që të shërohet nga ky sindrom dhe menatlitet nacional-shovenist ballkanik.

Të kujtojmë se Bezhoska është propozimi i dytë i presidentit Gjorge Ivanov, pasi propozimi i parë që Dimitar Bogov të vazhdojë punën si guveranator edhe për një mandat u tërhoq nga gara, për shkak të presionit si tha edhe vete ai nga opinioni.