Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Anita Angellovska-Bezhoska, në suaza të Takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botorore (BB), është takuar me drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Entoni de Lanoj, drejtorin e Drejtorisë për Evropë të FMN-së, Pol Tomsen, drejtorin ekzekutiv të BB-së, Frank Hemskirk, nënkryetarin e BB-së, Siril Muler, nënkryetarët e IFC-së. Xhorxhina Bejker dhe Uibke Shlomer, ekipet menaxheriale të fondeve dhe bankave investuese, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë.

Guvernatorja Angellovska-Bezhoska, siç informojnë nga BPRM, ka mbajtur takime edhe me udhëheqësit e disa drejtorive të FMN_së, duke përfshirë edhe drejtoritë për statistika, për tregje monetare dhe kapitale dhe për punë fiskale.

Gjatë këtyre takimeve është biseduar për rezultatet e arritura nga bashkëpunimi i deritanishëm i suksesshëm me FMN-në dhe për mundësitë për progres shtesë të punës së BPRM-së, përmes bashkëpunimit teknik dhe këshilldhënës në fushat e standardeve për njoftim statistikor dhe progres të modeleve për projektim ekonomik.

Së bashku me ministrin e Financave Dragan Trevdovski, guvernatorja e BPRM-së e udhëhoqi delegacionin e Republikës së Maqedonisë në Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, të cilat sivjet janë mbajtur në Indonezi. Në ngjarje morën pjesë guvernatorë të bankave qendrore dhe ministra të financave të vendeve anëtare të FMN-së dhe BB-së. Diskutimet ishin të lidhura me rritjen e qëndrueshme të ekonomisë në nivel botëror, rajonal dhe shtetëror, uljen e varfërisë dhe promovimin e zhvillimit inkluziv për të gjitha grupet qëllimore në shoqëri, theksojnë nga BPRM-së.

Artikulli paraprakPraga, qyteti me më shumë gjelbërim në planet
Artikulli tjetërAtanasov: Në Maqedoni konsumohet ushqim i sigurt