Haaland flet për transferimin e mundshëm në Real Madrid

Erling Haaland, në ndeshjen për 1/16-tën e finales ndaj Sevillas, arriti që të ketë një ndikim të madh duke shënuar dy herë dhe gjithashtu pati edhe një asistim.

Marketing

Pas fitores 3-1 ndaj Sevillas, reprezentuesi i Norvegjisë, tregoi se Kylian Mbappe e ‘motivoi’ atë që të luajë dhe të shënojë gola.

“Kur e pashë Mbappen që shënoi hat trick, unë u ndjeva i motivuar dhe kështu e falënderoj atë”, u shpreh pas ndeshjes 20 vjeçari.

Ai gjithashtu tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin e tij.

“Edin Terzic ka qenë shumë i mirë dhe unë kam biseduar shumë me të. Kishim një plan të mirë përpara ndeshjes”, tha ai.

Haaland pas ndeshjes u pyet edhe për interesimin e Real Madrid për të. Përgjigjja e tij ishte shumë e shkurtër: “Është e mirë të jesh i kërkuar”.

Marketing