Habisin indianët, pinë urinë lope kundër koronavirusit

Qindra indianë u mblodhën për të luftuar koronavirusin në një mënyrë krejt të çuditshme.

Marketing

Ndryshe nga sa rekomandohet nga OBSH-ja dhe ekspertët, anëtarë të një grupi fetar indian u grumbulluan ngjitur me njëri tjetrin, në Delhi për të pirë së bashku urinë lope.

Ata mendojnë se kjo gjë do t’i shpëtojë nga koronavirusi, që në Indi ka prekur 84 persona dhe ka shkaktuar dy viktima.

Anëtarë të partisë së kryeministrit Narendra Modi kanë thënë më parë se urina e lopës është e mirë për trajtimin e kancerit. Ndërsa këtë muaj ata u shprehën në asamblenë e partisë së tyre se ajo mund të përdoret edhe për koronavirusin.

Marketing