Hahn: Gabim i madh do të ishte nëse BE shtyn negociatat me Shkupin e Tiranën

Komisioneri Evropain për Zgjerimin, Johannes Hahn, shprehet se nëse BE nuk do të pranojë të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ishte një gabim shumë i madh.
Në një reagim për median italiane ANSA tha se nëse do ishte në dorë të tij do të bënte gjithçka për të shmangur një refuzim nga BE për hapjen e negociatave.

Marketing

“Vendet anëtare të BE-së shpesh vendosin për arsye të lidhura ngushtësisht me politikën e tyre të brendshme, por disa sinjale më bëjnë optimist”, u shpreh Hahn.

Për hezitimin e Francës për një “PO”, Hahn thotë se ka konstatuar gatishmëri për të kërkuar një zgjidhje nga ky shtet. “Ka ende kohë për arritjen e një marrëveshjeje dhe kjo është njëkohësisht çështje përgjegjësie dhe besimi edhe për BE-në”, u shpreh komisioneri.

Marketing