Hahn: Në tetor pritet vendimi për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se nuk është marrë vendim nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për pranim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ai ka thënë se tetori i vitit 2019 mund të jetë koha më e mirë kur kjo mund të ndodhë edhe për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Sipas Hahn janë Gjermania dhe Franca që kanë shprehur skepticizëm rreth këtij procesi.
“Gjermania ka qenë shumë përkrahëse me kërkesën e Francës. Nuk ka ardhur si befasi, por duhet pranuar pozicionet institucionale. Në tetor jam i bindur se do të ketë një vendim”, ka thënë Hahn gjatë një konference.

“Nuk mund të jap garanci por kam dëgjuar me kujdes vendet anëtare dhe ndërhyrjet e tyre. Ata shprehin mirënjohje ndaj Maqedonisë. Është e qartë dhe e drejtë. Kam besim se drita jeshile do të ndizet në tetor”.

Hahn që në konferencë ka qenë bashkë me zyrtarin e Presidencës së Rumanisë që kryeson BE-në, George Ciamba, ka thënë se po përcjellin me vëmendje situatën e brendshme në Shqipëri dhe situatën e krijuar rreth zgjedhjeve lokale.

Marketing