Hahn optimist për eurointegrimin e Ballkanit

Pjesëmarrësit në Samitin që po mbahet në Londër, kanë theksuar se marrëveshja për emrin është veprim që dëshmon se rajoni ka fuqi të ballafaqohet me sfidat drejt Unionit. Është vlerësuar se në Ballkan është krijuar një Europë e vogël dhe se bashkëpunimi i ndërsjellë është i patjetërsueshëm për realizimin e synimit përfundimtar, anëtarësimin në BE. Eurokomisioneri, Johanes Han, u shpreh optimist për përparimet dhe eurointegrimin e Ballkanit Perëndimor.

Marketing

“Ndonjëherë vullneti politik dhe gatishmëria janë kyçe, por tani kemi përparim. Në shkurt me presidentin Junker dhamë perspektivë europiane për rajonin me vërejtjet që vendet duhet të përmbushin e që është e patjetërsueshme që të bëhet dhe cilat aksione do të duhet të ndërmerren. Në muajt e fundit kishte përparim të madh dhe jam optimist për integrimin europian të rajonit”,- theksoi eurokomisioneri për zgjerim të BE-së, Johanes Hhan.

Gjithashtu u konstatua se Procesi i Berlinit ka qenë dhe mbetet mundësi e mirë për afrimin e qëndrimeve për çështjet e hapura midis fqinjëve. Si çështje urgjente u imponua edhe migrimi masiv i të rinjve.
Të rinjtë e sektorit civil u obliguan që të përgatisin strategji afatgjate se si ta mbajnë rininë në Ballkan, duke i kyçur në politikë dhe në proceset shoqërore.

Marketing