Eurokomisari për zgjerim Johannes Hahn, për herë të parë pas arratissjes së ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruebski, u paraqit në Twitter, duke porositur se sundimi i së drejtës është një prej kritereve bazë për hyrje në BE.

“Sundimi i fuqishëm i së drejtës është një prej kritereve themelore për hyrje në BE.

Pas viteve në regres, Maqedonia tani bën avancim të mirë në këtë fushë, duke e përfshirë edhe të drejtën penale. Të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe fqinjët duhet ta mbështesin këtë proces.

Bëhet fjalë për kredibilitetin e Evropës!”, ka shkruar Hahni.

evn