Hajrullahi: Po hetohet kush përgjoi drejtësinë

Kohë më parë u publikua skandali me përgjimet në prokurori dhe gjykata, kompetentët thanë se kanë nisur hetimet, por opinionit nuk i janë dhënë më shumë detaje për këtë skandal. Mustafa Hajrullahi nga Prokuroria e lartë publike thotë se lidhur me këtë çështje janë marrë në pyetjen disa persona, përfshi edhe ish kryeprokurorin.

Marketing

Këtë temë e trajton intervista e sontme javore në TVM-2 që do të emetohet menjëherë pas edicionit informativ.

“Ende nuk ka përfunduar ekspertiza dhe në bazë të njohurive që kam deri në këto momente janë marr në pyetje disa persona të cilat kanë qenë të kyçur në implementimin, instalimin e qendrës fikse në objektin e prokurorisë dhe çfarë do të dale nga ajo koha do të dëshmoi. Po në këtë drejtim në cilësinë e dëshmitarit është marr në pyetje edhe ish kryeprokurori, në kohën kur e tij kur është instaluar sistemi i qendrës fikse. Telefonat e qendrës fikse nuk janë në përdorim prej momentit kur është publikuar skandalin e përgjimeve.

Secili prokurorë që ka vendosur në bazë të Kodit Penal dhe në bazë të procedurës penale nuk ka përse të frikësohet të përdorin telefonat, ndërsa jam i sigurt se secili prokuror nga gjitha prokuroritë kanë vepruar për kualifikimet ose vendimet marr duka pasur parasysh ligjin për procedurë penale dhe Kodin penal”, tha Mustafa Hajrullahi, shef i Prokurorisë së lartë publike-Shkup.

Marketing