Hakerat, sulmohen dy spitale dhe aeroportin e Pragës, reagon SHBA

Të premten, dy spitale çeke kanë raportuar për sulme kibernetike sipas Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike dhe të Informacionit në Republikën e Çekisë

Marketing

Një spital universitar në qytetin lindor Ostrava ka thënë më 17 prill se ka ndalur një sulm kibernetik gjatë natës në një nga serverët e tij, derisa spitali në Olomouc ka thënë se ka vërejtur aktivitet të dyshimtë.

Një ditë më parë, autoritetet kombëtare për sigurinë në internet shpallen një paralajmërim në lidhje me sulmet e mundshme në internet – në spitale dhe objektiva të tjerë të rëndësishëm – duke njoftuar një varg rekomandimesh gjithëpërfshirëse për pajisjet që mund të jenë në rrezik.

Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuara. Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo tha se “ndërsa bota lufton me pandeminë COVID-19, aktiviteti keqbërës kibernetik, që dëmton aftësinë e spitaleve dhe sistemeve të kujdesit shëndetësor për të ofruar shërbime, mund të ketë rezultate vdekjeprurëse”

Në reagimin e Shteteve të Bashkuara, thuhet se “kushdo që angazhohet në veprime të tilla, duhet të presë edhe pasojat”.

“Ne i bëjmë thirrje vepruesit në fjalë të përmbahet nga kryerja e aktivitetit shkatërrues keqbërës kundër sistemit të kujdesit shëndetësor të Republikës Çeke, ose infrastrukturës së ngjashme diku tjetër”, thuhet në reagimin, ku iu bërë thirrje shteteve “që të mos mbyllin sytë” ndaj organizatave kriminale ose organizatat e tjera që kryejnë veprimtari të tilla nga territori i tyre.

“Shtetet e Bashkuara kanë zero tolerancë për aktivitetin e keqbërës në internet të krijuar për të minuar përpjekjet e SHBA-së dhe partnerëve ndërkombëtarë për të mbrojtur, ndihmuar dhe informuar publikun gjatë kësaj pandemie globale. Një veprimtari e tillë kundër infrastrukturës së rëndësishme civile është thellësisht e papërgjegjshme dhe e rrezikshme”, thuhet në reagim.

Kryeministri çek, Andrej Babish ka thënë se qeveria e tij e ka marrë parasysh paralajmërimin dhe është duke “vëzhguar” kërcënimin.

Babish ka thënë se “fillimisht është zhvilluar një hetim për të parë se me çfarë mund të përballen sistemet” në këtë shtet.

Ai ka thënë se më vonë janë bërë të ditura raportimet për sulme nëpër spitale.

Ndërkohë, të shtunën, Aeroporti i Pragës tha se kishte ndalur disa sulme në internet ditët e fundit.

“Sulmet u zbuluan në faza përgatitore”, tha zëdhënësi i aeroportit në një deklaratë.

“Kjo parandaloi të gjitha fazat e mëtejshme që potencialisht mund të kishin dëmtuar kompaninë”, tha ai.

Agjencitë e inteligjencës dhe vëzhguesit e internetit në gjithë botën kanë ngritur shqetësime për rritje të mashtrimeve dhe sulmeve kibernetike nëpër spitale dhe shënjestra tjera, në kohën e pandemisë me koronavirus.

Marketing