Hakmarrje për al-Bagdadin, kurdët shtojnë sigurinë te burgjet e ISIS

Burgjet në Siri ku mbahen ish luftëtarët e ISIS-it kanë shtuar nivelin e sigurisë, pas vrasjes së kryeterroristit Abu Bakr al-Bagdadi.

Marketing

Rojat kurde që mbajnë nën vëzhgim burgjet po përgatiten për trazira të mundshme ose sulme ndaj burgut ku mbahen me mijëra ndjekës të grupit terrorist.
Pak kohë më parë, al-Bagdadi u kishte kërkuar ndjekësve të ISIS-it të sulmonin burgjet e të lironin shokët e tyre nga burgu.

Vdkeja e tij nuk është njoftuar ende brenda burgjeve, por disa prej tyre kanë telefona dhe gjasat janë që ta kenë marrë lajmin.

Marketing