Halil Kastrati dhuron 128 shtëpi për 28 Nëntor, krah tij Gold AG

Gold AG po i qëndron përkrah Halil Kastratit.Më 28 Nëntor do të dhurohen 128 shtëpi nga nga Halil Kastrati, shoqata e tij Jetimat e Ballkanit dhe sigurisht donatorët anë e kënd ku ka shqiptarë, shkruan lajmi.net.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai ditë më parë duke treguar se më 28 Nëntor në orën 13:00 në sallën e sportit në Prizren, do të bëhet dhurimi i edhe 128 të tjerave në krahasim me 28 të vitit të kaluar.

Krah tij do të jetë edhe reperi Gold AG i cili nëpërmjet një postimi në Instagram e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

“28 Nëntor 🇦🇱 ju presim në Prizren në sallën e sportit “ Sezai Surroi” në gëzimin e 128 familjeve prej orës 13:00 ❤️”, ka shkruar ai pranë postimit.

https://www.instagram.com/p/B5F_aT4lWzd/?utm_source=ig_embed

Marketing