Bamirësi i mirënjohur Halil Kastrati bashkë me shoqatën e tij ‘ Jetimat e Ballkanit’ po vazhdon misionin e tij për të i ndihmuar familjet e varfra.

Kësaj radhe ai ka qenë në Maqedoni, saktësisht në qytetin e Kumanovës, ku e ka bërë me banesë familjen Ademi.

Shoqata Bëmirëse ‘Jetimat e Ballkanit’ postoi videon nga momenti kur vizituan dhe i kumtuan lajmin e gëzueshëm familjes.

Në video shihet gjendja e rëndë e familjes shtatë antarëshe . Kryefamiljari Rexhep Ademi është veteran i luftës.
Babai i tij është i sëmurë nga kanceri dhe është i shtrirë në shtrat. Përveç babit, Rexhep Ademi ka të sëmurë, nënën, gruan dhe vajzën tre vjeçare.

Momentin kur Halil Kastrati i kumtoi lajmin e madh, gjithë familja u përlotën.

Veprimtaria e Kastratit dhe shoqatës së tij i ka rënë në sy edhe mediave ndërkombëtare ku kanë shkruar për të.

https://www.facebook.com/shoqatabemirese.jetimateballkanit/videos/265942377603509/