Edhe katër familje nga Dragashi bëhen me shtëpi

Humanisti Halil Kastrati ka gëzuar sot edhe katër familje në komunën e Dragashit.

E gjithë kjo falë angazhimit të tij dhe shumë bamirësve të cilët arritën t’i bënin me shtëpi këto familje.

Një shtëpi u ndërtua pikërisht në Dragash, kurse tri të tjerë në fshatin Breznë të kësaj komune.

Duhet përkujtuar që shumë familje në Kosovë tashmë janë bërë me shtëpi, falë humanizmit të Kastratit dhe shumë shqiptarëve të tjerë.

Postimi i Kastratit në Facebook:
I gezofshi
Kater familje u bene me shtepia te reja ne komunen e Dragashit
Kur ishim para tre muajve per ti vizituar dhe per te ju dhene lajmin se po behen me shtepi te reja na emocionuan me historit e tyre rreth kushteve se si dhe qysh jetonin
Sot tek te gjithe hasem ne buzeqeshje dhe urata te ndryshme per donatoret dhe per ne
Nje familje u gezua me shtepi te re ne qytetin e Dragashit
Tri familje u gezuan me shtepi te reja ne fshatin Brezne te Dragashit
Bamires Zoti kurr mos ju humbte