Halil Kastrati nesër i ndanë 28 palë çelësa për 28 familje në 28 nëntor

Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në ditën e flamurit kombëtar, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, do të ndajë 28 palë çelësa, në 28 nëntor, për 28 familjare në nevojë. Kjo është njëra nga iniciativat më të fuqishme humanitare që pritet të realizohet në historinë e re të Kosovës.

Marketing

Ndryshe, drejtori i shoqatës, Halil Kastrati në profilin e tij në Facebook ka shpalosur shqiponjën dykrenare të punuar enkas për këtë ngjarje, në krahët e së cilës janë vendosur çelësat që do të pajisen familjet nevojtare.

“Më ndryshe – gëzim i madh për të gjithë ne. Nesër gëzim i veçantë për 28 familje. 28 pale çelësa të varurua në Shqiponjën dy krenare. Urime”, ka shkruar Kastrati.

 

Marketing