Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka vazhduar të përplaset me deputetët e opozitës derisa po drejtonte seancën e sotme.

Derisa deputetët e opozitës kërkonin ta merrnin fjalën, ishte nënkryetari Haliti, i cili ka reaguar duke thënë se “nuk dëshiron t’ua japë fjalën”.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që të votohet rezoluta e harmonizuar kundër korrupsionit, derisa kryesuesi Xhavit Haliti nuk ka lejuar të bëhet votimi, me arsyetimin se ajo nuk u është dërguar deputetëve.

“S’po du me ta dhanë fjalën, çka ki që po bërtet. Çka kini, a po doni me ba hajgare me mu a çka?!”, ka reaguar Haliti.

“Unë nuk ia ndali fjalën kurrkujt, por po e keqpërdorni. Po e kërkon fjalën në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit”, ka shtuar ai.

“Është bërë foltorja e Kuvendit… mos të flas”, ka reaguar tutje Haliti.

Derisa deputetët e opozitës vazhdonin ta kërkonin fjalën, Haliti vazhdonte të fliste.

“Nuk ka bir nane që e udhëheq Kuvendin dhe që ia bën qejfin 120 deputetëve”, ka thënë ndër tjera Haliti.

Artikulli paraprakShkup, sanksionohen 65 vozitës në komunikacion
Artikulli tjetërMbretëresha Elizabetë dhe Meghan Markle në një angazhim të përbashkët